Nga Shqipëria / E Enjte 15 Dhjetor 2022, 09:09

Stresi fton Gresën në një darkë romantike, por ja çfarë i thotë për Keisin

Afrimiteti i Stresit me modelen Gresa Hoti është komentuar shumë në rrjet pasi erdhi në një kohë kur Stresi kishte deklaruar që po tentonte të kthehej me ish-bashkëshorten, Keisin.

Së fundmi reperi e ka ftuar Gresën në një takim (i cili ishte organizuar në një mënyrë shumë romantike, me trëndafila e me qirinj) dhe i ka sqaruar gjërat. Ai është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është të ribashkohet me Keisin dhe se Gresa do ta ndihmojë.

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”, ka thënë Stresi. Kujtojmë se gjatë një bisede me Shotën reperi tha se Gresën e sheh vetëm si shoqe.