Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Dhjetor 2022, 22:10

Franca mund Marokun, shkon në finale përballë Argjentinës

Franca ka mundur sot Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Ndeshja ka filluar menjëherë në favor të francezëve, ku në minutën e 5-të, Theo Hernandez ka shënuar golin e parë të sfidës. Pjesa e parë kishte vetëm dy raste të konkrete, nga një për secilën skuadër. Franca me Giroud, ku sulmuesi i Milanit goditi shtyllën, ndërsa Maroku me një goditje “biçikletë”, ku gjithashtu përfundoi në shtyllë.

Në pjesën e dytë Maroku ishte më në kontroll të lojës. Ata patën shumë raste konkrete brenda zonës së Lloris, por nuk ishin të aftë të finalizonin. Franca dukej sikur nuk dëshironte të lodhej, pasi ishin të bindur se do të preknin finalen.

Në minutën e 79-të, Dembele largohet nga fusha e lojës për t’i lënë vend djaloshit të ri, Kolo Muani. Ky i fundit, përfiton nga një top i dalë dhe në minutën e 80-të e dërgon topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 2-0.

Tashmë, Franca do të gjejë në finale Argjentinën. Sfida do të luhet ditën e djelë, data 18 dhjetor, në orën 16:00.