Ditën e diel ishte dhe finalja e madhe e ‘C’est la vie’, ku fitues të tij u shpallën Krist Karkanaqe dhe Lind Islami.

Por aty ku të gjithë menduam se prezantuesja Marina Vjollca nuk do të dilte për ca kohë në ekran, vjen lajmi se në fakt ajo shumë shpejt do të prezantojë një emision tjetër të rëndësishëm.

Sipas ‘Xing.al’ Marina do të jetë moderatore e emisionit më të ri në Tv Klan, që do të fillojë për pak muaj, i cili quhet ‘Ferma’.

Ky emision do të jetë një reality show, që në qendër të tij do ketë disa personazhe të njohur të cilët do jetojnë në një fermë dhe përditë do të merren me kujdesin e kafshëve si dhe punë të tjera që bëhen në femrë.


