Tayna feston sot ditëlindjen. Reperja mbush 26 vjeç dhe kjo ditë e ka gjetur në Alpet Franceze. Me këtë rast ajo ka realizuar disa foto në dëborë dhe duhet thënë janë foto të guximshme pasi ka pozuar me bikini në mes të ftohtit.

"Niva që kish mu bo nxeht nesër", shkruan Tayna, duke njoftuar kështu se nesër do të publikojë këngën e saj të re "Anakonda" që vjen në bashkëpunim me reperin Kidda.

