Nga Shqipëria / E Martë 9 Janar 2018, 18:06

Reagon Egla Harxhi për emrin e djalit të saj Lucifer: Jeni keqkuptuar

Egla Harxhi ka disa kohë që është në vëmendje të mediave për shkak të lidhjes së saj poligame me fotografin francez, Alexander dhe një modele tjetër, lidhje kjo që ka qenë shumë e diskutuar dhe kjo për faktin se ajo ishte dhe në pritje të një fëmije, që do të rritet me dy nëna dhe një baba.

Para dy ditësh ajo u bë dhe nënë për herë të parë, ku dhe e quajti djalin e saj Lucifer, një emër ky që ngjalli shumë debate në rrjetet sociale. Egla ka qenë e pranishëm nëpërmjet një telefonate në një emision radiofonik, ku dhe ka treguar kuptimin e vërtet të emrit Lucifer, pasi sipas saj shqiptarët e kanë keqkuptuar dhe nuk është aspak emir i djallit.

Ajo ka treguar se: “Ky krahasim është thjeshtë një ngatërresë si pasojë e mosinformimit të publikut. Emri Luxifer (lyksifer) nuk është një emër francez por latin. Nga latinishtja ‘lux’ do të thotë dritë ndërsa ‘fer’ mbajtës, pra mbajtësi i dritës”

Modelja madje ka treguar dhe për proçesin e saj të lindjes, i cili ishte shumë i vështirë dhe zgjati pothuajse 4 ditë. Ku sipas saj 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Egla shprehet se këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjen e porsalindur.