Një incident i rëndë është ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez. Një gomone me emigrantë është përmbysur në brigjet e Kentit.
Raportohet se dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze janë aktualisht duke operuar për shpëtimin e personave që ndodheshin në varkë. "Daily Mail" raporton se rojet bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 43 persona, të cilët janë transportuar në spital me helikopter dhe po luftojnë për jetën, ndërsa deri tani janë konfirmuar 3 viktima.
Dyshohet se mbi 45 persona persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre. Kërkimi vazhdon ende, por ekipet e shpëtimit nuk po kërkojnë më të mbijetuar, duke pasur parasysh temperaturën e ulët të Kanalit.
