
Stresi në një bisedë me Andin brenda shtëpisë së "Big Brother VIP Kosova", ka treguar se ka shoqëri të ngushtë me vajzat më të bukura shqiptare. Reperi u shpreh se brenda shtëpisë ai është keqkuptuar, por jashtë vajzat e dinë çfarë respekti ka ai për to.
"Femrat më të bukura shqiptare, duke nis prej shoqes sime të ngushtë Morena Taraku, s’po përmend emra të tjerë se përmenda divën e bukurisë, i kam shoqe të ngushta, flej në krevat me to, më kanë vëlla të madh. Ato e dinë ça respekti kam unë për femrat, por mua më kanë keqinterpretuar këtu", u shpreh Stresi.