Nga Shqipëria / E Martë 13 Dhjetor 2022, 11:11

Vjen në jetë bebi, Einxhel dhe Dagz bëhen prindër

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë.

Burime për Iconstyle kanë zbuluar se Einxhel ka sjellë në jetë djalin dhe ndodhet në një nga maternitetet shtetërore të Tiranës.

Einxhel dhe Dagz po shijojnë momentet e para si prindër dhe deri tani nuk kanë reaguar ende me ndonjë postim në rrjete sociale.

Së fundmi në një intervistë për “Who”, Einxhel ka treguar se jeta e tyre pas lindjes së bebit do jetë e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Moderatorja ka zbuluar se do përpiqen të jenë të pranishëm në të dy shtetet, por aktualisht po blejnë shtëpinë e parë në Kosovë.

“Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi present në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tone”, është përgjigjur ajo.