Nga Shqipëria / E Martë 13 Dhjetor 2022, 11:11

Këngëtarja serbe i vodhi këngën, reagon Xhensila: Një serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur këngë

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pasi kënga e saj "Ale Ale" është vjedhur nga një artiste serbe, Maya Berovic duke i vendosur gjithashtu po të njëjtin titull. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xhensila ka mohuar që këtë projekt t’ia ketë shitur asaj.

"Kam patur komente të shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti! Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë", shkruan Xhensila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)