Nga Shqipëria / E Martë 13 Dhjetor 2022, 00:12

Këtë të mërkurë kemi spektakël në qiell

Këtë javë në qiell do të shohim shiun e meteorëve Geminid i cili do të arrijë kulmin të mërkurën mbrëma, me deri në 150 yje që bien çdo orë megjithëse hëna e ndritshme mund ta bëjë më të vështirë pamjen e tyre.

Për shikim të mirë, gjeni një zonë larg qytetit dhe dritave të rrugëve dhe sigurohu për kushtet e motit. Do të duhen afërsisht 30 minuta që sytë tuaj të përshtaten plotësisht dhe të shohin meteorët. Përmbahuni nga përdorimi i celularit ose objekteve të tjera të ndritshme për t’i mbajtur sytë tuaj të qetësuar.

Shfaqja do të zgjasë për pjesën më të madhe të natës, kështu që do të keni mundësi për të dalluar rënien e dritave shkëlqyese në qiell. Një shkencëtare e NASA tha se meteorët do të jenë të dukshëm në lindje të qiellit rreth orës 18:00 por do të shfaqen në të gjithë qiellin më vonë gjatë natës.