Sonte në "Dance Albania" ishte i ftuar special moderatori i njohur në Kosovë Labinot Gashi, i cili ka qenë konkurrent i këtij spektakli 7 vite më parë.

Pas performancës së Orgesa Zaimit, Labinoti u ngjit në skenë në vend të Alketa Vejsiut.

“Unë sonte jam këtu, jam tifo për ty por nuk e di pse këta javën e kaluar të gjuajtën aq shumë saqë ti je një balerinë profesioniste. Shpeshherë e mendoj që Franko e ka bërë punën e vetë saqë ndonjëherë e mendoj që ti je balerina e Franko është konkurrent. Kështu që unë jam me fat që jam sonte me ty po ashtu, këta nuk e kanë të drejtën asnjëri prej tyre që të flasin sonte, për shkak se kanë folur boll javën e kaluar. Unë këto momente jam me fat që jam pjesë e Dance Albania, por këto momente prezantoj edhe një klip”, u shpreh ai.



