Nga Shqipëria / E Hënë 12 Dhjetor 2022, 21:09

'Në garë me veten' i Ermal Mamaqit vazhdon të jetë libri më i shitur në Shqipëri

“Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi vazhdon të kryesojë listën si libri më i shitur në Shqipëri. Platforma më e madhe e librit online “Bukinist.al” ka publikuar sot 5 librat më të shitur të javës, ku “Në garë me veten” mban vendin e parë.

Librat më të shitur të javës:

1. Në garë me veten- Ermal Mamaqi

2. Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria- Vasil Naçi

3. Babai i pasur, babai i varfër- Robert Kiyosaki

4. Hajdutja e librave- Markus Zusak

5. Harku i triumfit- Erich M. Remarque

Vihet re se tre librat e parë më të shitur janë libra të zhanrit vetëmotivues dhe kjo është një risi në Shqipëri. Kujtojmë se “Në garë me veten” theu rekord duke shitur 1500 kopje që pa dalë ende nga shtypshkronja. Libri motivues ka si qëllim të nxisë lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes, ai i ndihmon të dalin nga zona e rehatisë dhe të përballen me sfidat e jetës, në përpjekje për të arritur qëllimet e tyre.

"Në Garë me veten" ishte gjithashtu libri më i shitur në muajin Nëntor. Bukinist.al publikoi 10 titujt më të kërkuar nga lexuesit dhe “Në garë me veten” kryesonte në vendin e parë.(Lexo këtu) Sakaq, Ermalin mund ta ndiqni në trajnimet e tij "Mendo-Ndrysho-Fito". Trajnimi i fundit ishte në Prishtinë me datë 10-11 Dhjetor, ndërsa presim që të njoftojë për trajnimin e rradhës.