Nga Shqipëria / E Hënë 12 Dhjetor 2022, 19:07

'Ndjeva keqardhje', Spiropali për grushtin ndaj Berishës: Nuk do doja të shikoja përgjakjen në fytyrën tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje aktin ndaj Sali Berishës me datë 6 Dhjetor. Nga foltorja e Kuvendit, ajo ka thënë se është kundër dhunës dhe ka shprehur keqardhjen për kreun e PD-së.

"Ndjeva keqardhje për ju Berisha. nuk do të doja ta shikoja atë skenë në Bulevardin e Tiranës. Nuk do të doja të shikoja përgjakjen e fytyrës tuaj në ditën më të rëndësishme për Shqipërinë, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, por as në ditët e tjera të vitit. Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe çdokujt", është shprehur ministrja mes të tjerash.