Nga Shqipëria / E Hënë 12 Dhjetor 2022, 16:04

Getinjo bën deklaratën e rradhës: S'kemi shumë dallim nga kafshët, krijesa më e zgjuar është sorra

Reperi i njohur Getinjo ka marrë vëmendje me deklaratat e tij brenda shtëpisë së Big Bother Vip në Kosovë. Pas teorisë se bota sipas tij është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët, Getinjo këtë herë ka thënë se krijesa më e zgjuar nga shpendët është sorra.

"S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf. Krijesa më e mençur prej shpezëve është sorra", u ka treguar reperi banorëve, bazuar në një dokumentar që kishte parë rreth një djali i cili është bërë milioner nga kultivimi i sorrave, të cilave më pas ua ka mësuar mbledhjen e parave.