Majk ishte i ftuar në programin “Zemër Luana”, ku realizoi një sfidë “Paintball”, që do trazojë ujrat në showbiz. Majk duket kishte diçka për të thënë për secilin koleg e kolege.
Kur iu drejtua pyetja: “Cili prej këtyre artistëve kopjon më shumë?”, Majk zgjodhi të gjuante foton e Noizyt.
I pyetur se cili artist duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga ‘Rap’, Majk nuk ka ngurruar të gjuajë në drejtim të Don Xhon.
Cilin artist cilësonte si më pak të talentuar? Reperi ka zgjedhur pikërisht Taynën.
Gjatë sfidës Majk ka zbuluar se ka një hatërmbetje me Capital T. Ndonëse kjo ka qenë diçka që nuk është bërë publike, duket se marrëdhënia e tyre nuk qenka miqësore. Megjithatë, Majk ka vendosur të mos japë detaje nga kjo marrëdhënie e tensionuar.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej artistëve në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk. Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna. Megjithatë ai për këtë pyetje zgjodhi Dafinën.
Majk kishte një kritikë dhe për Butrint Imerin. I pyetur se tekstet e cilit prej artistëve në tabelë nuk i pëlqejnë aspak, Majk ka piketuar Butrint Imerin.
“Cili mendon se është artist i mbivlerësuar?”, ishte pyetja që Majk iu përgjigj duke thënë se të gjithë e meritojnë famën që kanë, por në fund i është dashur të bëjë një zgjedhje dhe zgjodhi Ylli Limanin, duke e quajtur kështu një artist të mbivlerësuar.
Vetëm me Era Istrefin, Majk duket se ka raporte të mira pasi u shpreh se me të do të bënte një bashkëpunim dhe do të dilte në një takim romantik.

