Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy ka postuar një foto, ku tregonte shtëpinë e tij të ëndrrave dhe pranë saj ka shkruar se në një të ardhme kjo shtëpi do të behësh e tija.

Por mesa duket ëndrrën e tij e ka realizuar më parë këngëtarja Vesa Luma, e cila ditën e sotme ka postuar disa foto ku ka treguar se ndodhësh në të njëjtën shtëpi që pak ditë më parë reperi kishte postuar.

Ajo ka postuar disa foto të kësaj shtëpie që quhet ‘Hobbit’ dhe ndodhet në Zelandën e re, pikërisht në vendin ku po jeton aktualisht Vesa me Big Bastën.

Ashtu si Noizy edhe këngëtarja ka rënë në dashuri me këtë vend përrallor dhe këtë gjë e ka shprehur dhe në fotot e ndryshme që kishte shkrepur.



