Nga Shqipëria / E Martë 9 Janar 2018, 16:04

Shpërthen Stresi ndaj mikut të tij: Nuk jam hakmarrës, por humbe një shok për gjithë jetën

Reperi i njohur Stresi prej kohësh  ka qenë pjesë e lajmeve për shkak të lidhjes së tij të re dhe të veprimeve të ndryshme rebele që ai bënë herë pas here. Por pavarësisht se Stresi njihet si një ‘Bad boy’ ai prapë e ka treguar shumë herë që për miqësinë e tij bënë gjithçka.

Mesa duket ai është zhgënjyer me njërin nga miqtë e tij dhe këtë gjë e ka treguar edhe në instagram, ku ka postuar një foto me një përshkrim që ka ngritur dyshime.

Reperi është shprehur shumë i indinjuar nga mosmirënjohja e mikut të tij dhe i ka theksuar atij se ka humbur një shok për gjithë jetën.

“Mosmirenjohja Virtyti Me I Keq i Njeriut !!!! Nuk Jam Hakmarres Por Humbe nje shok per gjith jeten qe te deshti me shum se veten !!!”, është shprehur Stresi.