Ish-mis Kroacia Ivana Knoll ka bërë një premtim. Nëse Kroacia arrin të fitojë titullin kampion në Kupën e Botës në Katar ajo është zotuar se do të zhvishet.

Ivana u bë e famshme për veshjet e saj provokuese me flamurin kroat nëpër stadiume. E pyetur nga mediat gjermane për shanset e Kroacisë për të fituar Kupën e Botës, Ivana tha se do të dal nudo nëse kroatët do të marrin trofeun e dëshiruar.

Kroatët arritën të mundnin brazilianët dhe sfida e radhës për ta është Argjentina, me të cilën do të luftojnë për finalen të martën.

