Disa donator nga Gjermania kanë ardhur në Shqipëri për ti ardhur në ndihmë familjes Arifi nga Obiliqi i Kosovës, por ata nuk e parashikuan atë që i priste.
Bekim Idrizi nga fshati Zhabar i Komunës së Mitrovicës i cili jeton qe 27 vjet në Gjermani, ku dhe ka biznesin e vetë për ndërtimin industrial është habitur me atë që i ka ndodhur kur ka ardhur të blejë tokën për familjen në nevojë.

Ai ishte mashtruar nga një person i cili i shiti tokën biznesmenit në fjalë pa qenë pronari i vërtetë i saj.
Idrizi ishte informuar për gjendjen e mjerueshme të familjes nëpërmjet disa lajmeve në televizion dhe menjëherë ka shprehur dëshirën për të ndihmuar familjen Arifi, duke u ndërtuar një shtëpi.

Ata janë takuar me një person i quajtur Azemi, cili u është prezantuar si pronari i tokës dhe u mori atyre rreth 3 mijë euro për blerjen e saj, e cila më vonë rezultoi se nuk ishte pronë e tij.
Ndërkohë policia kosovare është në kërkim të tij.
