Einxhel Shkira ka dhënë së fundmi një intervistë për “Who” ku i ka rrëfyer të gjitha. Moderatorja, e cila është në fund të pritjes së ëmbël, është pyetur përse e mohoi që ishte shtatzënë në fillimet e saj.
“Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të. U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”, ka treguar ajo.
Më tej Einxhel ka zbuluar si kanë reaguar familjarët kur iu ka thënë se është shtatzënë. Moderatorja ka veçuar reagimin e të ëmës si më të bukurin.
"Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë", është shprehur ajo.
