Nga Shqipëria / E Diel 11 Dhjetor 2022, 09:09

'Prezantuese e 'Big Brother VIP'', Armina Mevlani i shpall luftë të hapur Arbana Osmanit?

Armina Mevlani ishte së fundmi e ftuar në "Më lër të flas" ku gjatë intervistës u pyet nëse do e mendonte si mundësi pjesëmarrjen në "Big Brother VIP". Blogerja u shpreh se kjo nuk do të jetë eksperienca e saj e rradhës, mirëpo shtoi se do kishte dëshirë ta prezantonte.

Donaldi dhe Romeo e pyetën nëse po i shpall luftë të hapur Arbana Osmanit, por Armina e mohoi duke thënë se do shumë eksperiencë.

Donald: Pse nuk futesh në Big Brother VIP të fitosh dhe të çosh 100 mijë euro në shtëpi se ndoshta keni nevojë.

Armina: Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës.

Armina: Mund ta prezantoja, por jo…

Donald: Mos është luftë e hapur?

Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.

Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?

Armina: Çfarë doni që të bëj?!

Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.