Sara Hoxha ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Më lër të flas”. Në fillim të emisionit ajo dhe Donaldi po bisedonin vetëm me njëri-tjetrin dhe po injoronin qëllimisht Romeon.

“Jam dhe unë këtu”, tha aktori humorit, i cili nuk mori një përgjigje. “Ai Romeo si është? Të bezdis naj çikë”?”, iu drejtua Sara Donaldit.

Në këtë moment Romeo ndërhyri duke "bërtitur": Në fund të fundit ti njihesh vetëm prej Ledrit, unë kam një karrierë prej 10 vitesh që jam deri këtu, më bëre të jem i keq, unë nuk jam i keq.
Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga Sara dhe Donaldi.


