Botërori i Katarit do të mbahet mend gjithmonë si “Botërori i surprizave” dhe ajo më e fundit vjen nga çerek-finlja Marok-Portugali, ku në stadiumin “El Thumama”, afrikano-veriorët arritën të “nxirrnin” jashtë Botërorit, Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon, duke u bërë kështu ekipi i parë afrikan, i cili arrin në gjysmë-finalen e një Kupe Bote.
Në fazën tjetër, Maroku do të përballet me fituesen e ndeshjes, Angli-Francë, ndeshje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00.
