Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Dhjetor 2022, 15:03

Dje foli për ish-gruan, por sot po përflitet se po ndodh diçka mes Stresit dhe Gresës në BBVK

Stresi ka qenë së fundmi shumë i komentuar për deklaratat e tij në "Big Brother VIP Kosova", ku u shfaq i penduar për ndarjen nga Keisi dhe që pret një rikthim. Por teksa Stresi flet për ish-gruan, mediat nga ana tjetër po aludojnë se diçka po lind mes tij dhe modeles Gresa Hoti.

Pas përfundimit të spektaklit të natës së djeshme në oborrin e shtëpisë u këndua edhe një herë kënga e ditëlindjes kushtuar nënës së Stresit, dhe ndërsa të gjithë vazhduan ta mbështesin artistin, ai shkëmbeu me Gresën një lloj puthje. Dyshja nuk kursyen as përqafimet.

Ndërsa sot në një bisedë mes tij dhe Gresës në dhomën e gjumit, Stresi i tha që nëse ajo del, ai do qaj shumë.

“Me dal ti p.sh, ishalla nuk del o zot, kom me kajt shumë,” i tha Stresi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)