Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Dhjetor 2022, 10:10

Messi humb durimin pas ndeshjes, i kthehet kundërshtarit: Ça ke që sheh?

Messi njihet në fushën e lojës si një person që i shmanget tensioneve dhe një karakteri tepër të ftohtë, por pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ai nuk e mbajti dot veten. Ylli argjentinas po merrej në intervistë nga gazetari i “Tyc Sport”, dhe përballë Messit qëndronte holandezi Weghorst i cili shënoi dy golat për kombëtaren e “tulipanëve”.

“Çfarë ke që shikon budalla? Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla!”, dëgjohet të thotë Messi.