Coyer Banks është një ushtar amerikan i cili u bë i njohur për publikun shqiptar për adhurimin e madh që ka për këngët shqiptare. Ai filloi duke bërë video të ndryshme ku këndonte këngë të të reperave të njohur shqiptar si Capital T, Ledri Vula, Majku etj, dhe në çdo video ka arritur të marri shumë klikime, për shkak të mënyrës sesi i këndon këngët në gjuhën shqipe.

Ai së fundmi është dashuruar pas hitit ‘Skifterja e Zemrës’ që këndohet nga Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni.

Banks ka realizuar një video dhe e ka postuar në adresën e tij në Instagram, me emrin shqiptar ‘Marinsi Amerikan’, ku shihet teksa këndon me shumë dëshirë tekstin e këngës.

“E dua këtë këngë zotërinj” është shprehur ai në këtë video ku i drejtohet Klajdit dhe Besit.
Video ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar për mënyrën sesa mirë i shqipton fjalët shqipe.


