Nga Shqipëria / E Premte 9 Dhjetor 2022, 13:01

'Isha me xhinse të grisura', Meghan kujton takimin e parë me Kate: Nuk e dija që britanikët i kishin bezdi këto

Harry dhe Meghan kanë publikuar serialin e tyre dokumentar dhe tre episodet e para përqendrohen në takimin e çiftit dhe në rrugën e martesës së tyre mbretërore. Një pjesë e marrëdhënies së tyre përfshinte takimin me familjet e njëri-tjetrit gjë që për Meghan nënkuptonte takimin me familjen mbretërore dhe vëllain e Princit Harry, Princin William dhe kunatën Kate Middleton.

Meghan tregoi se në takimin e parë me Kate, kishte veshur xhinse të grisura dhe e përqafoi dukeshën pa e ditur se këto ishin të bezdisshme për britanikët.

“Është shumë qesharake kur e kujtoj, sepse tani di kaq shumë dhe jam shumë e lumtur që nuk e dija atëherë,” tha Meghan duke qeshur, “sepse thjesht mund të isha autentikisht vetvetja pa kaq shumë përgatitje”.

Ajo tregon: “Edhe kur Will dhe Kate erdhën, po i takoja për herë të parë… Ata erdhën për darkë, mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe isha zbathur. I përqafova. Nuk e kuptova se kjo është vërtet e bezdisshme për shumë britanikë.”

Meghan vazhdoi të tregojë se si u befasua kur mësoi se mënyra se si familja mbretërore e prezantojnë veten para publikut nuk është krejtësisht e ndryshme nga mënyra se si ata janë në jetën e tyre private. "Mendoj se fillova të kuptoj shumë shpejt se formaliteti i jashtëm mbartet brenda. Mendoja se më pas mbyll derën dhe thua 'Oh, mirë mund të pushojmë tani' Por ky formalitet vazhdon edhe brenda dhe kjo ishte befasuese për mua”, tregoi ajo.