Nga Shqipëria / E Premte 9 Dhjetor 2022, 12:12

Edoni i bindur se do ta fitojë BB VIP Kosova: Jam unik, s'kam humbur kurrë

Banori i "Big Brother VIP Kosova", Edoni, i njohur me emrin "Victoria Owns", ka treguar se në jetën e tij nuk ka humbur kurrë dhe pikërisht këtu i kishte ardhur inspirimi për ta quajtur veten “Victoria Owns” që në shqip, në një lloj mënyre do të thotë “Posedoj fitoren”.

“Jam unik, jam i veçantë, jam si asnjë njeri tjetër këtu. Mendësia që kam dhe gjërat nëpër të cilat kam kaluar më bëjnë fitues”, ka thënë Edoni.

“Nëse humbas tani, do të jetë humbja e parë. Por, nuk po pretendoj me qenë”, ka shtuar ai.