Nga Shqipëria / E Enjte 8 Dhjetor 2022, 21:09

Lugati tregon në 'Big Brother VIP Kosova' historinë e dhimbshme të bashkëshortes së tij

Këngëtari Gjon Karrica i njohur nga të gjithë si Lugati është një ndër banorët e "Big Brother VIP Kosova". Gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë të shtëpisë së famshme, ai ka ndarë një histori të dhimbshme për bashkëshorten e tij.

Lugati ka rrëfyer se e shoqja është me nevoja të veçanta dhe se e ka lënë me një kujdestare gjatë kësaj periudhe.

“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua", është shprehur ai.