Nga Shqipëria / E Enjte 8 Dhjetor 2022, 21:09

Zbulohet një tjetër banore e 'Big Brother VIP'

"Big Brother VIP" do të nisë brenda këtij viti dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve. Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini dhe blogerja Jori Delli do të jenë pjesë e këtij reality show, ndërsa tani është mësuar një emër tjetër.

“Bordo” shkruan se pjesë e kastit do të jetë edhe bukuroshja Lei Kraja. Sipas burimeve raportohet se moderatorja ka pranuar ftesën për të qenë banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.

 Sakaq, nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë Lei.