Naiada Konomi është ish konkurrentja e Big brother 1, e cila u bë shumë e njohur në atë kohë për lidhjen e saj me një tjetër konkurrent. Ajo në atëherë njihesh si 'Nocja' dhe tërhoqi vëmendjen edhe me tatuazhin e saj të shqiponjës, që mbante në gjoks.

Por edhe pse për disa kohë ish banorja nuk ishte bërë më pjesë e lajmeve rozë, ajo para disa kohësh tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur lajmëroi nëpërmjet ndryshimit të statusit të saj në Instagram se ishte martuar, duke mos e bërë të ditur identitetin e bashkëshortit.

Së fundmi Naiada, ka surprizuar fansat duke postuar disa foto, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj .
Në një foto të fundit të publikuar me të, ajo shkruan:"Marrëdhënia ideale ka të bëjë me dy gjëra, e para, të gjesh ngjashmërinë, e dyta, të respektosh ndryshimet."

Ai quhet Fation Ibishi dhe së bashku me Naiadën jetojnë në Itali, ku dhe ish banorja punon si piktore.



