Reperi i njohur Stresi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka folur herë pas here për jetën e tij private. Madje, në një moment reperi ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga loja.
