Nga Shqipëria / E Enjte 8 Dhjetor 2022, 01:01

Big Brother VIP 2 po vjen dhe Arbana duket se e gjeti fustanin për natën e parë

Pritet që së shpejti të rikthehet "Big Brother VIP 2" dhe përgatitjet kanë nisur. Madje Arbana po mendon dhe fustanin që do veshë natën e parë dhe një ide na e dha me një nga postimet e fundit në Instastory.

Moderatorja postoi një foto ku shfaqet duke bërë pazar dhe në sy i ra një fustan ngjyrë smeraldi shumë elegant. 

"Sezoni i Big Brother po vjen", shkruan Arbana, por nuk dihet nëse do jetë ky fustan zgjedhja e saj apo presim një tjetër surprizë.