Nga Shqipëria / E Martë 9 Janar 2018, 12:12

Rozana emocionon me fjalët e saj, kujton këshillat e të atit: Nuk do ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait

Rozana Radi përherë e ka treguar mungesën e madhe që ndjen për babin e saj i cili nuk jeton më. Ajo madje ka bërë edhe një tatuazh në trupin e saj, që ja ka dedikuar atij.

Mbrëmjen e djeshme ajo është bërë pak nostalgjike dhe ka kujtuar këshillat që babi i saj i jepte dikur. Disa nga ato këngëtarja dhe moderatorja i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj dhe një nga thëniet që ajo ka shpërndarë vihet re një zhgënjim nga ana e saj.

“Ndiq zemrën për të gjetur rrugën tënde” dhe “falu dashuri të tjerëve”.

“Sot për here të parë nuk e ndoqa zemrën time, po të ndiqja zemrën do isha duke qarë tani. Le të më ndjeki zemra mua dhe ti të jesh krenar për gruan që unë jam”- shkruan këngëtarja.

“Mos e lini këtë dorë të shkoj, nuk do ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait” – e mbyll dedikimin Rozi duke treguar dhe një herë sesa i rëndësishëm ka qenë babai në jetën e saj.