Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 23:11

Sipas Julkës, këto janë katër finalistët e 'Dancing With the Stars'

Julka Gramo ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "Goca dhe Gra", ku mes të tjerash foli për eksperiencën e saj si konkurrente në "Dancing With the Stars". Këngëtarja u pyet se kush mendon se do të jenë finalistët dhe Julka nuk hezitoi të përgjigjej.

Julka tha emrin e Elhaidës, Arditit, Sarës dhe Islit, duke përjashtuar veten. "Unë e kam thanë dhe vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi. Për mua finalja ndahet mes Elhaidës Arditit dhe pse doli në Dance off dhe ishte mërzitur shumë, Sara Hoxhës dhe Islit", u shpreh ajo.

Po veten tënde nuk e fute?

Julka Gramo: Po jo, pse Isli jam unë? Po të shohësh gjithmonë edhe kur ishte koha kur nuk kishte shanse që të largohesha dhe unë sepse e di që në fund të ditës nëse ti vjen tek juria do ishte e tepërt të nxirrje dikë tjetër dhe kam qenë me të vërtetë shumë e qetë se do të gjykohesha para jurisë dhe do të pranoja çdo gjë.