Oriola Marashi është një nga personazhet më të përfolura të momentit dhe kjo për shkak të fotove provokuese që ajo herë pas here poston në adresën e saj në Instagram, ku nuk mungojnë edhe kritikat e shumta nga ana e fansave.

Por pavarësisht kësaj ajo vazhdon të tregojë se nuk i intereson aspak mendimi i të tjerëve, pasi ajo ka lindur një rebele e vërtet dhe këtë gjë na i ka treguar edhe me një postim të fundit që ka bërë në adresën e saj, ku i është kthyer kohës së liceut , kur Oriola ishte thjesht një student.

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me pantallona të shkurtra teksa bënë prova në një nga klasat e liceut. Përmbi foto ajo ka shkruar “Se kuptoj si më pranonin në lice e veshme kshu… uuu po e di, ngaqë isha talent hahaha, dhe thonin gja artiste” duke treguar në këtë mënyrë se rregullat i ka thyer që në bankat e shkollës.

Modelja përveç se është një nga më të kërkuarat në fushën e modelingut, së fundmi është bërë edhe pjesë e grupit OTR, ku pritet që së shpejti të sjellë këngën e saj të parë.



