Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 19:07

Pas finales së ‘C’est la vie’ reagon Anxhela Peristeri: Ndihem fituese

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e spektaklit ‘C’est la vie’, ku fitues të tij u shpallën këngëtari Lind Islami dhe Krist Karkanaqe.

Por një nga çiftet e tjerë që u lakua shumë gjatë këtij spektakli ishte edhe Ori Kuçi me Anxhela Peristerin, të cilat së bashku e kanë habitur çdo të diel publikun me performancat e tyre.

Pas përfundimit të spektaklit ka reaguar edhe Anxhela Peristeri e cila është shprehur mirënjohëse për çdo gjë.

Ajo ka postuar një foto me Orin dhe përkrah saj ka shkruar: ““Kjo eksperience me ty Ori Kuci  ishte e mrekullueshme!Je nje njeri i bukur dhe nje kengetare e perkryer! Sa shume fituese ndiehem Adi Pandi dhe Bledi ju falenderoj nga zemra per kte kujtim kaq te bukur, per kte spektakel dhe per energjine aq pozitive qe mbizoteronte!!,”-përfundon Anxhela në rrjete sociale.