Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale ku nuk heziton të reklamojë jetesën e saj luksoze, por sa i përket jetës sentimentale, është përpjekur ta ruajë në mënyrë hermetike.

Së fundmi këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë shumë të ëmbël. Ajo ka shpërndarë në Instagram një video ku ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë.
“Mezi pres të kem një të vogël si unë”, është shprehur Morena.

