Pas incidentit që ndodhi në protestën e opozitës, ku Sali Berisha u godit me grusht, ka reaguar edhe Ina Kollçaku. Ajo shpreh admirmin për Berishën si lider dhe mënyrën si e menaxhoi situatën, por thekson se nuk është mbështetje politike.
“O Berishë! Të dua! Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq inspiruese sa një 80-vjeçar që ngrihet pas një grushti dhe mban në këmbë protestën! Një lider është thjesht Lider! Ose je Lider, ose nuk je Lider! Nuk bëhesh Lider. Për mendjemykurit kjo është filozofike, jo mbështetje politike! E urrej veten që më duhet ta shpjegoj”, shkruan Ina.

