Lajmi se Benardi ka nisur një lidhje të re bëri xhiron në mediat online. Pasi ish konkurrenti i Big Brother, i cili ka qenë i përfolur me lidhjen me Xhenin, postoi ditën e sotme një video ku tregonte se kishte hedhur pas krahëve historinë me ish konkurrenten dhe kishte filluar një lidhje të re mesa duket ka ndikuar tek Xheni dhe menjëherë ka ardhur edhe reagimi i saj.
Ajo ka habitur ndjekësit me foton e postuar, ku shfaqësh nudo dhe trupin e kishte mbuluar me një emoji.

Ky postim i saj ka ardhur fill pas lajmeve që Benardi ka një të dashur të re dhe shumë nga fansat e kanë interpretuar sikur ajo i tregon Benardit se çfarë ka humbur.


