Nga Shqipëria / E Martë 6 Dhjetor 2022, 13:01

Sali Berisha flet pas sulmit: Asgjë në botë nuk na mposht

Sali Berisha ka folur në podiumin e ngritur para protestuesve, pas incidentit të ndodhur ku një person e goditi me grusht. Berisha tha se asgjë në botë nuk do ta mposhtë atë dhe popullin opozitar.

“Asgjë në botë nuk na mposht neve. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Ju që jeni sot këtu, së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave kriminelëve. Deri në përjetë, popull protestues. Faleminderit shumë.,“ tha Berisha.