Një incident ka ndodhur në protestën e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës, një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Personi i veshur me te kuqe është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht. Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin. Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
