Sot është një ditë e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. kryeqyteti jonë mirëpret liderë nga 27 vende europiane dhe 44 delegacione në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor. Për rrjedhojë prej orëve të para të mëngjesit Rama ka nisur pritjen e liderëve të BE-së, për t'i shoqëruar më pas në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.
Gjatë pritjes Rama foli për gazetarët e huaj, që ndodhen në ambiente e jashtme të “Air Albania”. Kryeministri tha se samiti i sotëm është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ndërsa përbën një sinjal të fortë të vetëdijes evropiane, se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Me batuta Rama tha se nuk kishte se si mos t'i priste liderët evropian pa diell. “Sollëm diellin për ju”, u tha Rama gazetarëve. Ndërkohë i “ngacmoi” duke u thënë mos të konsumojnë të gjithë verën, që dha gazetarëve të huaj mëngjesin e sotëm.
Rama tha se të gjithë liderët Perëndimorë që erdhën sot në Tiranë ishin të lumtur, për shkak të motit me diell dhe atmosferës pozitive në Tirane.
“Kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte imagjinuar se do të ndodhte. Ky është sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, që BE-ja ka nevojë për BP. Nuk mund t’ju mirëprisinim me mot të keq. Sollëm diellin për ju. Këtu është rock and roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Këtu është shumë pak më e mërzitshme atmosfera se Brukseli. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Mos e pini të gjithë verën që morët në mëngjes”, tha Rama.
Burimi: abcnews
