Zana Avdiu ka reaguar pas fjalëve të babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, lidhur me deklaratën që ai bëri në emisionin “Favoriti o Botërorit” në T7. Ajo i ka kthyer përgjigje Ragip Xhakës duke u shprehur se ndihet e kërcënuar.
“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se çka po thotë. Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo.
Ragip Xhaka nga ana tjetër deklaroi se djali i tij nuk ka bërë asnjë akt rrugaçërie dhe asnjë gjest politik apo shovinist.
Deklarata e tij: “Nuk jam njeri i televizioneve dhe i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe i burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’i tregoj se kush jam. T’i vijë turp që i del kundër Shqiptarisë, ajo nuk e di çfarë është sporti dhe çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është me gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç! Po më vjen keq si një femër shkruan këtë fjali. Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë… Familja Xhaka nuk është dorëzuar asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk ka bo gjest politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye dhe as me sha askënd. Është turpi i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Graniti i tregoi botës që këta na kanë dhunuar nënat dhe vajzat tona, ata kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare. Ajo është rrugaçja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka, do përgjigjesh në çdo mënyrë për ato që shkruan. Por, pastaj do jetë shumë vonë se ti nuk e njeh kush është familja Xhaka".
