Këngëtarja e njohur serbe Maja Nikolic, i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Ajo ka komentuar kampionatin botëror të Katarit dhe sipas saj futbollisti shqiptar Shaqiri i ka dërguar një video nga dhoma e tij e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj.

“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën. Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thashë mos më përshendesni rastësisht, deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”, tregoi ajo për portalin serb Grand Online

