Nga Shqipëria / E Martë 6 Dhjetor 2022, 01:01

Klaudia Pepa kërcen me xhubletën e mbrojtur nga UNESCO

Në nderim të shpalljes së xhubletës shqiptare si pjesë të Trashëgimisë së Mbrojtur Kulturore Jo Materiale në UNESCO, spektakli “Dance Albania” në Tv Klan i kushtoi një moment të veçantë. Anëtarja e jurisë dhe balerina Klaudia Pepa dhuroi një performancë të veçantë, e veshur me xhubletën tradicionale 4000-vjeçare.

Balerina zgjodhi xhubletën e zezë me motive ari dhe një shirit të bardhë karakteristik në fund.