Kënga e Young Zerkës ‘Harem’ është kthyer në një hit që numëron miliona klikime në Youtube, por mesa duket këngën nuk e kanë pëlqyer vetëm shqiptarët por edhe një këngëtar serb, i cili nuk e ka pasur problem dhe ja ka vjedh muzikën këngëtarit shqiptar.

Këngëtari me origjinë Serbe, Milit Kitic, ka publikuar këngën e tij të re të quajtur ‘Lucifer’, e cila është e njëjta me atë të Young Zerkës duke mos i ndryshuar as një notë muzikore.

Ndërkohë Zerka ende nuk ka reaguar për këtë ngjashmëri që me shumë siguri s’do i pëlqejë aspak.


