Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 18:06

Kishte dhimbje barku, rezulton shtatzënë. Gruaja nga Durrësi habit mjekët

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth të 30-ve është paraqitur në spitalin e Durrësit një natë më parë duke shokuar mjekët me atë që i kishte ndodhur. Ajo ishte paraqitur bashkë me një të afërm pranë urgjencës, duke u shprehur se kishte dhimbje të mëdha në bark.

Si fillim mjekët e pyetën se nëse ishte shtatzëne, por ajo  e mohoi kategorikisht, duke u shprehur se  vetëm një vit më parë kishte lindur fëmijën e saj.

Sipas Panoramës, mjekët e dërguan për një kontroll tek gjinekologu, ku dhe zbuluan se gruaja ishte shtatzëne dhe madje gati për të lindur.

Pak orë më vonë ajo solli  në jetë një fëmijë që për fat të mirë ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Të shokuar pas kësaj ngjarjeje kanë ngelur mjekët, të cilët nuk mundën ta besonin se si kjo grua nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë gjatë 9 muajve.