Trajneri Tite ka njoftuar se Neymar do të rikthehet në stërvitje pas dëmtimit që pësoi në këmbë. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se futbollisti do të stërvitet me shokët e skuadrës dhe nëse mundet do të jetë në ndeshje.
“Neymar u rikthye. Sot pasdite do të stërvitet me shokët e skuadrës dhe më pas do të jetë i pranishëm nesër nëse ai mundet, do të pres ta shoh në stërvitje për të luajtur si titullar. Nuk më pëlqen të parashikoj informacione që nuk janë të vërteta. Unë dua të jem i besueshëm. Ai do të stërvitet dhe nëse është mirë, ai do të të jetë në ndeshje”,- është shprehur Tite.
