Nga Bota / E Hënë 8 Janar 2018, 17:05

60-vjeçari fiton 1 milionë euro por i refuzon, arsyeja do ju emocionojë

Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e veçantë për një shtetas Italian i cili u bë fituesi i një llotarie prej 1 milion eurosh, lekë të cila ai nuk i pranoi.

60-vjeçarin Biagio Vigna punon prej kohësh në parkingun e një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos dhe krejt rastësish ai zbuloi se është fitues i Llotarisë Italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë.

‘’Ishte duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar. Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua.”- kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës.

''Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë'', -shprehet ai.